Brian Austin Green e vuajti largimin e Megan Fox, e cila u nda prej vitesh për t`u lidhur me një reper shumë vite më të vogël. Por jeta vazhdon, dhe aktori tashmë është në një lidhje me kërcëimtaren Sharna Burgess, dhe duket se gjërat po shkojnë mjaft mirë për ta.
“Kishte kaluar një kohë e gjatë derisa gjeta dikë me të cilën mund të ndaj jetën”-shkroi Austin, por postimi tërhoqi menjëherë vëmendjen e ish-it. “Mirënjohëse për Sharnën”- ishte komenti shpotitës i Meganit, që iu duk mjaft ironik ndjekësve. Reagimet ishin të shumta dhe ajo e fshiu komentin. Brian sërish tregoi se është një njeri me zemër të gjerë dhe i doli në krah ish bashkëshortes. “Për njerëzit që duan sqarim. Megan dhe unë shkojmë shumë mirë. Askush nga ne nuk po hedh thumba. Të dy punojmë shumë për të mirën e fëmijëve tanë. Shëndet dhe shpërndani mirësi e dashuri”- ka shkruar ai.



















