Supermodelja Bella Hadid dhe i dashuri i saj i ri Marc Kalman u panë të enjten në daljen e tyre të parë si çift në Paris.
Bella dhe drejtori i artit Marc u lidhën në muajin qershor, por e kanë mbajtur romancën e tyre të fshehtë.
Supermodelja 24-vjeçare dhe i dashuri i saj u larguan së bashku për një darkë romantike në tarracën e restorantit Australian LouLou.
Fotografia vjen vetëm disa ditë pasi ish-i i Bellas, 31-vjeçari The Weeknd, u lidh me Angelina Jolie.



















