KreuCelebrity

“Turistë, më në fund!”, Gwyneth Paltrow ka zgjedhur Italinë për të pushuar!

Aktorja Gwyneth Paltrow, 48 vjeçe, është me pushime në Toskanë. Aktorja dhe partneri i saj zgjodhën Italinë për një “arratisje” romantike.

Ajo publikoi në rrjetet sociale një selfie me bashkëshortin e saj, producentin dhe drejtorin e televizionit amerikan Brad Falchuk, 50 vjeç. Të dy shiheshin të ndriçuar nga drita e perëndimit të diellit, teksa pas tyre dukej pamja e bukur e Ponte Vecchio në Firence. “Turistë, më në fund!”, shkruan Gwyneth.

Çifti darkuan në Osteria Cinghiale Bianco, ku diva e Hollivudit dëshmoi se asaj i pëlqen ushqimi i mirë, teksa ka  fotografuar një pjatë që hyn në “dhjetëshen më të mirë të të preferuarave”, siç shkruan ajo vetë. Edhe një herë konfirmohet pasioni i të huajve për ushqimin e mirë italian.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF