Superylli 62-vjeçar shpërndau një foto në Instagram të enjten e veshur me një bluzë me emrin e yllit të pop-it, Britney Spears, dhe e krahasoi situatën e saj me atë të “skllavërisë”.
Ajo shkruajti: “Jepini kësaj gruaje jetën e saj. Skllavëria u shfuqizua shumë kohë më parë! Vdekje patriarkatit lakmitar që ua bën këtë grave prej shekujsh”
Në vitin 2011, këngëtarja e Toxic, e dha meritat Madonnës për ndihmën e pakursyer që të kthente jetën në rrugën e duhur pas problemeve të hershme që Britney kishte me shëndetin mendor.
Dy yjet e muzikës kishin bashkëpunuar në 2003 në “Me Against the Music” dhe ndanë një puthje në skenën e MTV.



















