KreuCelebrity

Femrave që vaksinohen me Pfizer u rritet gjoksi?! 

Femrave që vaksinohen me Pfizer u rritet gjoksi?! 

Një video e shpërndarë në Tik Tok, e që tregon disa gra të cilat pretendojnë se pasi kanë marrë vaksinën e Pfizer ose Moderna-n u është rritur gjoksi, u bë shumë shpejt virale në këtë platforme. Por a është i vërtetë një pretendim i tillë? Ekspertët thonë se në disa raste ndodh një zmadhim i nyjeve limfatike.Vaksinat që përdorin ARN-në mesazhere (mARN), si Pfizer dhe Moderna, japin një sasi të vogël të kodit gjenetik për të udhëzuar qelizat se si të kopjojnë proteinën sipërfaqësore të virusit, proteinën “spike”, cka aktiviton sistemin imunitar. Nyjet limfatike përmbajnë qeliza B që e përdorin këtë informacion për të gjeneruar antitrupa në përgjigje të një organizmi të huaj, sic thote lapsi.al. Grumbullimi i antitrupave në nyjet limfatike mund të rezultojë në zgjerimin e tyre. Kjo mund të beje që gjinjtë të ndjehen më të mëdhenj për një kohë të shkurtër pas vaksinës, por nuk është arsye për shqetësim, shprehen shkencëtarët. Ata thonë se femrat që përjetojnë një situatë të tilla pas vaksinimit nuk duhet të alarmohen, sepse nuk ka lidhje me kancerin.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF