Regjisori Verhoeven ka reaguar ndaj deklaratës së aktores Sharon Stone disa kohë më parë. Aktorja tërhoqi vëmendjen e të gjithëve teksa deklaroi se gjatë karrierës së saj ka patur ngacmime seksuale, dhe se ngacmimi ka ardhur nga një producent i njohur, i cili i kishte thënë asaj se për të qenë një aktore e vërtetë duhet të bënte seks në të vërtetë, kjo thjesht për të krijuar kimi brenda në film.
Sharon akuzoi regjisorët se i filmuan pjesët intime pa dijeninë e saj dhe se u detyrua të hiqte të brendshmet në skenën e filmit “Basic Instinct”.
Verhoeven e ka hedhur poshtë këtë deklaratë të Stone duke e cilësuar si të “pakonceptueshme”. “Ajo e dinte saktësisht se çfarë po bënim. Unë i thashë asaj se skena ishte bazuar në historinë e një gruaje që e njihja kur isha student, e cila bënte kryqëzimin e këmbëve pa brekë rregullisht në festa”, deklaroi ai.



















