Alketa Vejsiu është një nga figurat më të rëndësishme dhe më të dashura të ekranit shqiptar, por njëkohësisht është shumë e ndjekur edhe në Instagram, ku numëron plot 1 milion ndjekës.
Alketa është shumë aktive në rrjetet sociale, dhe çdo ditë zgjedh të ndajë momente nga përditshmëria e saj, ku ne si ndjekës të rregullt që jemi kemi vënë re se moderatorja dhe sipërmarrësja e suksesshme është angazhuar më shumë se zakonisht ndaj kujdesit për trupin.
Prej disa kohësh Alketa ka filluar një stërvitje intensive me një trajnere personale, duke bërë të mundur që të ketë një turp jo vetëm të shëndetshëm, por edhe të bukur.
E teksa vera është në kulmin e saj, Alketa Vejsiu vjen si asnjëherë më parë. Mundi i përditshëm, mes angazhimeve të shumta që ajo ka, është shpërblyer me një rezultat mahnitës.
Alketa sapo publikoi një fotografi në Instagramin e saj me rroba banjo, duke na treguar format e saj trupore dhe ne mbetëm pa fjalë, një rezultat fantastik, për të cilin moderatorja duhet përgëzuar…



















