James Harden dhe miku i tij reper Lil Baby ishin në Francë për javën e modës në Paris. Këtë të enjte ata janë parë teksa janë pyetur nga policia në në Avenue Montaigne.
Policia tha se ata kontrolluan Lil Baby, emri i vërtetë i të cilit është Dominique Jones, pasi vunë re se makina e tij që vinte era marihuanë dhe e arrestoi atë për shkelje të drogës pasi kishte me vete 20 gram marihuanë.
Harden nuk ishte në makinë por u ndalua nga oficerët pasi u përpoq të ndërhynte në emër të mikut të tij, dhe më pas u la i lirë pa akuzë.



















