Sot është një ditë shumë e veçantë për Ledri Vulën, ai feston 35-vjetorin e lindjes.
Ledri ka zgjedhur që këtë ditëlindje ta festojë në një nga lokalet e Tiranës, ku mblodhi gjithë miqtë dhe të afërmit e zemrës.
Ai ka postuar në rrjetin e tij social shumë momente nga festa në mesnatë, ku shihet tepër i lumtur dhe 35-vjetori nuk mund ta festonte më bukur se kaq.
Urimet për Ledrin ka qenë të shumta, por po veçojmë urimin e nënës Xheraldinë, “Ledri paç shëndet e jetë të gjatë. Qofsh krahë i fortë e i ndjeshëm për Poin. Vazhdo të lësh gjurmë të mira ngado që e qet hapin. Të don, Nini!”, ka shkruar ajo përkrah një foto të Ledrit teksa mban në krahë Poemën e vogël.



















