Kush e dinte që Gerta Heta paska një kampione në shtëpi! Vajza e saj, Luna qenka notare e shkëlqyer! Gerta vetë e pohoi këtë përmes një postimi në Instagram, ku tregon arritjet befasuese të së bijës. “ Medalje ari ne 50, 100 dhe 200 metra shpine dhe tjeter ari ne 50 metra bretkose, plus 4 stafeta. Kjo është vajza ime, kampionia ime, Luna ime”, ka shkruar ajo.
Moderatorja e martuar me futbollistin nga Kroacia, Matko Djarmati , është nënë e dy vajzave, Lunës dhe Mateas, dhe një nënë mjaft krenare madje, e me shumë të drejtë!



















