Victoria dhe David Beckham festojnë sot 10-vjetorin e lindjes së vajzës së tyre Harper Sever.
Ata kanë zgjedhur që vogëlushen e tyre ta urojnë edhe në rrjetet sociale duke zgjedhur fjalë të veçanta dhe të ëmbla për të.
Viktoria ka publikuar një video të bukur të Harper, dhe krah saj shkruan “Gëzuar ditëlindjen e dhjetë Harper Seven, zonjusha më e bukur brenda dhe jashtë. E sjellshme, e dashur, e kujdesshme dhe e ëmbël. Gjithçka je për ne, të duam kaq shumë dhe nuk e besojmë dot se sot je dhjetë vjeçe”.
Ndërkohë David Beckham përkrah një fotografie ku ai shihet përkrah të bijës ka shkruar, “Gëzuar ditëlindjen e dhjetë zonjusha ime e bukur. Vajzës me zemrën më të madhe dhe buzëqeshjen më të ëmbël. Ne të duam kaq shumë vajzë e rritur, të lutem ndalo të rritesh. Të duam”.



















