Pas mungesës për shkak të pandemisë, Festivali i Filmit në Kanë po lulëzon më shumë se kurrë. Në paradën e mbrëmshme të yjeve u pa për premierën e “Benedetta”, filmi i Paul Verhoeven me protagonist Virginie Efira dhe Clotilde Courau.
Divat e tapetit të kuq janë sigurisht edhe modelet famshme, Izabel Goulart, me të bardha dhe Anya Rubik me të zeza spikatën me pamjen e tyre seksi. Tina Kunakey, modelja e martuar me aktorin Vincent Cassel, zgjodhi një pamje gjithëpërfshirëse dhe të sofistikuar. Modelja Elvira Jain kishte zgjedhur një fustan të gjerë ngjyrë rozë si një princeshe. Ndërkohë zgjodhën ngjyrën e kuqe për në tapetin e kuq aktoret Maggie Gyllenhaal dhe Tonya Lee Lews.



















