KreuCelebrity

Tuna dhe Patris fotografohen për herë të parë bashkë pas ribashkimit!

Tuna dhe Patris kanë vendosur që të lënë pas ndarjen e shumëpërfolur dhe të kalojnë pushimet së bashkë me dy djemtë e tyre Tian e Zen.

Videot dhe fotot që ata publikuan teksa pushonin në Turqi, bënë që mediat online dhe fansat e tyre të aludojnë se ata ishin në shoqërinë e njëri-tjetrit. Ishte një video e Tunës në Instastory që vulosi dhe konfirmoi së ata ishin pranë njërit-tjetrit, pasi në video shihej Patrisi.

Ndërkohë së fundmi ata janë fotografuar nga pushuesit, teksa po bënin një shëtitje bashkë me dy djemtë e tyre, duke siguruar në këtë mënyrë fotografinë e parë të çiftit pas ribashkimit.

Gjithsesi nuk dihet nëse Tuna dhe Patris janë rikthyer bashkë apo thjesht kanë vendosur të kalojnë pushimet për hir të fëmijëve, ndaj na mbetet të presim një konfirmim nga vetë ata…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF