KreuCelebrity

Ana është “goca e babit”, po në foton e fundit ishte aq shumë si mami, sa edhe Arditi vetë u ngatërrua!

Ana na është dukur gjithmonë si “goca e babi Arditit”; moderatori duket shumë i dhënë pas të bijës, e këtu Joni besojmë nuk bëhet xheloz. Ana është edhe e vogla e shtëpisë, dhe kuptohet, që merr pak më shumë vëmendje.

Megjithatë, koha kalon si pa u ndier, dhe në foton e fundit që Ardit Gjebrea postoi, ne pamë se vogëlushja është rritur e është bërë një zonjushë e vërtete. Nderkohe qe duket se ajo ka marrë edhe më shumëm tipare nga e ëma, aq sa edhe vetë moderatori aq i dashur për publikun është hutuar per një cast. “Ktheva kokën për një moment dhe mendova se ishte @anilagjebrea…”, ka shkruar ai!

 

 

A post shared by ardit gjebrea (@arditgjebrea)

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF