KreuCelebrity

Elhaida Dani fotografohet në Dhërmi, (dhe ne i duam një palë rrobebanjo si të sajat)!

Me gurë e temina, por delikate dhe aspak të rënduara, rrobebanjot në ngjyrat e tokës që Elhaida Dani kishte veshur në Dhërmi, ishin pikërisht në tonalitetin e preferuar të kësaj vere. Aq më tepër, që në një trup të nxirë, ato kontrastojnë mjaft bukur, sic ndodhi dhe në rastin e këngëtares e cila i kishte kombinuar me një palë syze dielli kafe me bishtin në ngjyrë floriri.

Elhaida duket ka vendosur të pushojë pak pas ngjitjes në skenen e “Musicall” në Trieste, dhe për momentet e saj të relaksit zgjodhi pikërisht jugun e bukur të vendlindjes. Elhaida është kthyer këtë verë në Shqipëri për të realizuar disa projekte të reja, dhe fansat po i  presin me padurim 4 këngët që do të publikohen së shpejti.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF