Të gjithë u cuditën sesi arriti babai i Britney Spears të fitonte gjyqin, që i refuzoi sërish të bijës shkëputjen prej tutelës së tij. Edhe pse është 39 vjec, këngëtarja nuk është e lirë të jetojë ashtu sic dëshiron, për shkak të kontrollit të të atit, që vazhdon prej 13 vjetësh.
Kujdestarja personale e Britney Spears, Jodi Montgomery, thotë se Jamie Spears e ka vjedhur të bijën. Në dokumentet e depozituara në gjykatën e Los Angeles, thuhet se Jamie përdori 2 milionë dollarë të Britney-t për të mbrojtur veten. “Nuk është sekret që vajza e vet ka një jetë që kërkon të çlirohet prej tij”, ka shkruar Montgomery që kërkon të marrë kujdestarinë e vetme të Britney-t. Edhe vetë Britney këtë synon, të mbetet vetëm nën kujdesin e Jodi-t. Jamie Spears menaxhon pasurinë dhe karrierën e të bijës prej më shumë se një dekade, dhe nuk e lejon të martohet përsëri e të ketë fëmijë të tjerë.



















