KreuCelebrity

Giorgio Armani feston 87-vjetorin e lindjes!

Simboli i stilit italian në botë Giorgio Armani ka festuar këtë të diel 87-vjetorin e lindjes. Që kur themeloi markën e tij në Milano në moshën 41-vjeçare, ai ka përcaktuar qartë rregullat e një stili avangardë dhe revolucionar.

Një perfeksionist dhe vizionar, gjithmonë duke ndjekur instinktin e tij, jo vetëm në stil, por edhe në trajtimin e ndryshimeve në shoqëri. Ai ishte i pari që bllokoi shfaqjet me ardhjen e pandemisë në shkurt 2020 dhe sot ai është i pari që flet konkretisht për një rilindje të domosdoshme, duke verbuar pasarelat e me rrobat e tij të cilat përçojnë optimizmin e tij .

Ai arriti në Hollyëood, ku krijoi kostume skenike për filma të paharrueshëm. Giorgio Armani ka kaluar nëpër tapeta të kuq në të mbarë botën, ku janë të shumtë divat botërorë që zgjedhin elegancën diskrete dhe të përjetshme të krijuar nga Z. Armani.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF