KreuCelebrity

Trondit aktorja e njohur turke: “Babai më përdhunoi kur isha 15 vjec, nëna nuk më besoi”!

Një plagë që e ka mbajtur brenda vetes për shumë kohë, por që tani gjen forcën t`ua tregojë dhe të tjerëve: Melisa Döngel, aktore e njohur sidomos nga serialet  “Sen Çal Kapim?” dhe “Ask Mantik Intikam” rrëfeu se është dhunuar e abuzuar seksualisht nga i ati kur ishte vetëm 15 vjece.

Drama e saj nuk mbaron këtu: ndodhinë që i ndryshoi jetën ia tregoi të ëmës, e cila fillimisht nuk e besoi dhe i kërkoi të mos flasë me askënd tjetër.

Pas atij momenti, Melisës iu desh të merrte ndihmë psikologjike për një kohë të gjatë, pasi nuk arrinte t`i bënte ballë traumës së përjetuar. Aktrimi u kthye në një strehë për të, që e ndihmoi të niste një jetë të re. Aktualisht, i ati i Döngel është ne burg, ndërsa e ëma jeton në Rusi.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF