Kukulla më e famshme e të gjithave, “Barbie”, do të vijë së shpejti në një film me aktorë të vërtetë, dhe përzgjedhja për rolin kryesor, nuk mund të ishte më e mirë! Aktorja që do të sjellë kukullën ikonë tanimë në formën e saj njerëzore, është Margot Robbie.
Filmi vjen me regji të Greta Gerwig, e cila thuhet se e ka firmosur tashmë kontratën.
Gerwig ka qenë në bordin e Warner Bross për këtë projekt që prej 2019-tës, dhe prej atëherë ka pasur fjalë se ajo donte ta drejtonte vetë, por ujdia nuk ishte vulosur ende. Gjatë një interviste për British Vogue, Robbie pohoi se Gerwing do të ulet në karrigen e regjisorit, por do të ketë rol edhe në skenarin e filmit. Admiruesit presin me padurim të shohin se cfarë perspektivë të re do të sjellë në këtë film “ikona plastike”.



















