Amarda Toska ka qenë e ftuar këtë të dielë në rubrikën “N’Fermë” në “Top Channel”, ku gjatë bisedës me aktoren Marjana Kondi, tha se Joeli është shumë i interesuar për fushën e aktrimit.
Ajo zbuloi rolin e tij në serialin e ri të Ermal Mamaqit, “Joelin e kemi më të integruar në fushën e aktrimit, e di ti e ke parë. Është i interesuar dhe ka qejf të rri në backstage. Tani te xhirimet e Ermalit mban çakun, skena kaq, dubli kaq. Po e tërheq më shumë pjesa e backstage-it se sa ajo përpara”.
Kujtojmë se seriali i titulluar “H.O.T” ka si producentë Ermalin dhe Dritan Huqin dhe është i përbërë nga një kast aktorësh shumë të njohur për publikun, si Jonida Vokshi, Ermal Mamaqi, Irgen Çela, Megi Pojani, Klea Huta, Inis Gjonin, Kastriot Çaushi, Ana Lika, Gëzim Rudi, Amos Zaharia, Erblin Bajko dhe Monika Lubonja.



















