Teksa Italia ka festuar mbrëmjen e kaluar deri në orët e para të mëngjesit për fitoren e kupës në futboll, shoëgirl Italian Belen Rodriguez ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë. Bebushja u pagëzua me emrin Luna Marì dhe është fëmija i parë me partnerin aktual, Antonino Spinalbese.
Njoftimi për ngjarjen e ëmbël erdhi nëpërmjet një postimi që seksimboli argjentinas bëri në rrjetin social instagram.
“Dikush sapo lindi. Ditë me fat! Argjentina fitoi, Italia fitoi dhe Luna lindi”; ka shkruar 36 vjeçarja përbri fotos ku dukej këmba dhe çorapja ngjyrë rozë e të porsalindurës.



















