KreuCelebrity

William reagon ashpër ndaj komenteve raciste për futbollistët anglezë: “Jam i neveritur”!

Anglezët nuk e përjetuan mirë humbjen e ekipet të tyre kombëtar përballë Italisë në natën finale të Euro 2020”. Tre futbollistë të saj humbën penalltitë; kjo i kushtoi shumë skuadrës së tyre dhe bëri që në rrjete sociale të shpërthenin komentet raciste për Marscus Rashford, Jadon Sancho dhe Bukayo Saka. Por princi William reagoi ashpër ndaj kësaj situate.

“Jam i neveritur nga abuzimi racist i drejtuar lojëtarëve të Anglisë pas ndeshjes së djeshme. Është totalisht e paparanueshme që lojëtarët duhet të durojnë këtë sjellje të papranueshme. E gjithë kjo duhet të ndalojë dhe personat e përfshirë në të duhet të mbajnë përgjegjësi”, shkroi ai në një postim në Twitter.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF