Xhensila dhe Bes Kallaku festojnë ditën e sotme 3-vjetorin e lindjes së vajzës së tyre Ajka. Ata kanë vendosur që këtë ditë të veçantë ta festojnë në destinacionin e preferuar të çdo fëmijë në “Disneyland”.
Prej andej aktori ka zgjedhur që edhe në rrjetin e tij social Instagram, të urojë me disa fjalë të ëmbla të bijën.
“3 vite nga dita e lindjes tënde, 3 vite nga dita sikur kam ardhur njehesh me ty në jetë pasi jeta dhe fryma morën kuptim atë dite, pikërisht. 3 vite në hirin e plotë të dashurisë!”, ka shkruar ai përkrah një fotografie të vogëlushes së vogël.



















