KreuCelebrity

Si asnjëherë më parë Aurela Gaçe do të ketë partner në klipin e ri bashkëshortin Skerdin!

Ndryshe nga herët e tjera nga dhjetëra videoklipe që ka realizuar këngëtarja Aurela Gaçe, klipi u fundit do të ketë protagonist pikërisht atë, protagonstin e zemrës në jetën e artistes. Nëpërmjet një postimi në instagram, teksa zbulon se pasditen e sotme do të publikohet kënga më e saj, Aurela zbulon edhe partnerin që do të ketë në klip. Dhe ai është Skerdi, babai i dy vajzave të saj.

“Ju prezantoj me partnerin e videoklipit. Ai do të qëndrojë sa më larg vëmendjes publike, por kësaj here iu dorëzua këngës së re qe ka PREMIEREN sot ora 18:00!
Per shume arsye… por presim dhe pak ore, “ÇUPA NGA VLORA” …PËR PAK ORË” shkruan këngëtarja përbri një foto me gjasë shkrepur gjatë xhirimeve ku duket së bashku me Skerdin.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF