KreuCelebrity

Fustani i Bella Hadid merr vëmendjen e të gjithëve në Festivalin e Kanës!

Nuk është aspak e vështirë për Bella Hadid të marrë vëmendjen e publikut kudo që shkon. Format perfekte fizike, këmbët kilometraike e porterti i gdhendur prej supermodeleje, ja bëjnë fare të lehtë të qenit në qendër të vëmendjes.

Por, përpos hijeshisë pjesëmarrja e Hadid në Festivalin e Kanës, po komentohet shumë për shkak të fustanit që ajo kishte veshur. Një krijim i koleksionit Haute Couture Vjeshtë/ Dimër 2021/22 nga Schiaparelli, dizenjuar nga Daniel Roseberry, bëri që Bella të shkëlqejë.

Ndërsa pjesa e gjoksit në fustanin e Bellas ishte krejt e hapur, një varëse në formën e mushkërive, punuar me diamantë mbulonte gjinjtë e modeles, duke krijuar një pamje përrallore. Për të lënë gjithë vëmendjen tek dekolteja avangarde, Bella kishte zgjdhur një topuz të thjeshtë për flokët, ndërsa grimi fare minimalist.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF