KreuCelebrity

E rrallë, pilotja 82 vjecare ngjitet në kozmos!

Është 82 vjec, dhe vetëm tani po e bën realitet ëndrrën e saj për t`u ngjitur në hapësirë. Wally Funk e ka pritur këtë moment të gjithë jetën. Ajo ishte një ndër 13 gratë që u përgatitën në vitet 1960 si astronaute në kuadër të programit privat Mercury, por pavarësisht faktit që kaloi të gjithë testet e mundshme dhe analizat, NASA nuk ia pranoi asnjëherë kërkesën për një fluturim në kozmos.

Funk nuk iu nda megjithatë fluturimit, në atë mënyrën e saj. Ajo punoi si instruktore fluturimi në një bazë ushtarake amerikane dhe po ashtu edhe hetuesja e parë femër për sigurinë e aviacionit në Bordin Kombëtar të Sigurisë së Transportit. Në 20 korrik do të mundet më në fund të shohë atë që ka ëndërruar gjithmonë: sesi është atje lart, dhe kjo do të bëhet realitet në 20 korrik, kur Funk do të jetë anëtare e ekuipazhit të Jeff Bezos.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF