KreuCelebrity

Jennifer Lopez rrëfen sakrificën e madhe që po përgatitet të bëjë për dashurinë!

Jennifer Lopez duket më e lumtur se kurrë në krahët e një njeriu të cilin e kishte dashuruar më parë, por që jeta i coi në drejtime të ndryshme. Tani që e rigjeti lumturine në krah të Ben Affleck, këngëtarja dhe aktorja e njohur duket e vendosur ta mbajë atë fort.

“Jam shumë e lumtur. E di që njerëzit pyesin gjithmonë veten “Si është ajo? Çfarë po ndodh? Je mirë?’. Kjo është. Nuk kam qenë kurrë më mirë”, tha ajo gjatë një interviste të fundit me Zane Lowe. “Dua që njerëzit që interesohen për mua, sepse unë interesohem shumë për ta, ta dinë se jam në një fazë në jetën time ku ndihem shumë mirë me veten. Dhe mendoj se në momentin që arrin në këtë fazë, atëherë gjëra të mrekullueshme ndodhin, që nuk e imagjinon se mund të të ndodhin sërish në jetë. Dhe kështu pra këtu jam në këto momente”, shtoi Lopez. Po sakrifica që do të bëjë, cila është? Jennider rrëfeu se ka në plan të lërë shtëpinë e saj e të shpërngulet në Kaliforni pranë partnerit. Madje duket se ka nisur të kërkojë edhe një shkollë të përshtatshme për dy binjakët e saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF