KreuCelebrity

“U ktheva në një kalë garash”, për cfarë e ka fjalën Elhaida Dani??

Elhaida Dani vendosi t`i thoshte “Stop” garave muzikore pasi nga fituese “The Voice of Italy”, në vitin 2013, përfundoi në skenën e  Eurovisionit dy vjet më vonë, në vitin 2015, me “I’m alive” . Ajo i është përkushtuar dickaje tjeter. Me “Katedralene Parisit”, prej më shumë se 5-vjetësh po shtëtit botën, duke prekur skenat në Taivan, Kinë, Kanada, Itali, Francë e gjetkë. E ftuar tek “Rudina” Elhaida tregoi se tashmë, e kanë pagëzuar gati me një emr të dytë, Esmeralda. Arsyen përse ka hequr dorë për momentin nga garat muzikore, e shpjegoi fare thjeshtë.

“E kam filluar karrierën time vetëm me festivale, konkurse, gara, derisa arriti një pikë që u ktheva si një kalë garash dhe, pasi të vinin yllin, duhet të fitoje. Pas Eurovisionit, kuptova që në këtë mënyrë nuk mund ta shijoja artin tim. Sigurisht, arti është është i vështirë edhe nëse nuk je në konkurrim me dikë tjetër. Megjithatë, ndjeva se kisha nevojë të ndaloja dhe të shijoja artin tim. Në këtë moment jam gati, vetëm të këndoj, çfarëdo që të jetë skena, sepse këto dy vite pandemia na mësoi shumë gjëra…”, tha këngëtarja nga Shkodra.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF