Pas një pauze relativisht të gjatë ylli botëror Rihanna pritet t’i rikthehet muzikës dhe në një nga projektet muzikore pritet të vijë me një bashkëpunim me të dashurin e saj, reperin ASAP Rocky. 33-vjeçarja dhe reperi, janë fotografuar nga paparacët duke xhiruar në Njw-Jork dhe sipas mediave të huaja bëhet fjalë për një videoklip muzikor.
Të gjithë fansat e tyre po presin me padurim këtë rikthim të këngëtares, dhe gjatë xhirimeve Rihanna u shfaq e veshur me një pallto të gjatë dhe pantallona të gjera kafe, ndërsa Rocky kishte veshur një xhaketë të kombinuar me xhinse të zeza dhe të shoqëruara me një kapele bardh e zi.
Kujtojmë që në nëntor të vitit të kaluar mediat e huaja zbuluan se Rihanna dhe A$AP Rocky kanë nisur një romancë pas shumë vitesh miqësie, ndërkohë që vetëm pak muaj më parë reperi konfirmoi se ata janë në një lidhje dashurie.



















