Pas kurorëzimit të dashurisë së tyre me martesë, Ariana Grande dhe bashkëshorti i saj, Dalton Gomez, janë arratisur në një udhëtim romantik në Amsterdam.
Ariana ka publikuar në rrjetin e saj social Instagram disa fotografi, ku shihet se se aktualisht ndodhen në Holandë. Ajo ndau disa imazhe të ndryshme, duke na treguar se jeta e saj pas martese është bërë më e bukur.
Kujtojmë se në muajin maj Ariana Grande i surprizoi të gjithë teksa zbuloi se ishte martuar në fshehtësi me Dalton Gomez.



















