KreuCelebrity

Ori Nebijaj flet pas zgjedhjeve, zbulon nëse do të jetë pjesë e televizionit në shtator

Moderatorja Ori Nebjaj kandidoi për deputete këtë vit në zgjedhjet e 25 prillit, ku mori një mbështetje e madhe kjo nga qytetarët e Tiranës.  Gjatë fushatës dhe pas saj ajo vijoi rrugëtimin e saj në “WakeUp”, dhe këtë të hënë ka nisur sezonin e 4-të të emisionit “Pushime On Top” në krah të Flori Gjinit, i cili kishte rezervuar disa pyetje për moderatoren.

Flori Gjini, kishte rezervuar disa pyetje për moderatoren në nisjen e këtij sezoni, ku Ori në lidhje me kandidimin e saj u shpreh se ishte një fushatë shumë emocionuese duke e konsideruar vlerësim të madh, teksa premtoi se do të jetë zëri i qytetarëve, pavarësisht se nuk është pjesë e Parlamentit.

Ndërkohë për “Pushime on top” moderatorja deklaroi se programi i ishte besuar para zgjedhjeve dhe do ta çonte deri në fund edhe nëse do të zgjidhej deputete. Më tej premtoi surpriza për në shtator, por nuk zbuloi se çfarë surprizash konkretisht.

“Unë e di shumë mirë që ty nuk ka reshtur se ngacmuari ideja se me kë do ta prezantosh ‘Pushime On Top’. Edhe njerëzit më thoshin, ‘nëse do bëhesh deputete, si nuk do e bësh më Pushime On Top’? Ky është një sezon që është një marrëveshje e bërë dhe që sigurisht mandati nuk do ta pengonte të përfundonte dhe ne jemi bashkë në këtë sezon të 4-të. Nga shtatori nuk dihet çfarë ndodh, surpriza do ketë, kjo është e sigurt”.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF