KreuCelebrity

“Eurovision 2022” në Itali, ja qytetet kandidate..

Në edicionin e 65-të të festivalit europian të muzikës “Eurovision 2021” triumfoi Italia, e cila përfaqësohej nga grupi “Maneskin” me këngën “Zitti e buoni”.

E si vendi fitues edicioni i radhës “Eurovision 2022” do të zhvillohet në Itali. Mediat italiane kanë publikuar qytetet zyrtare të cilat kanë aplikuar për të mirëpritur këngët konkurruese të festivalit. Mes tyre renditen: Bologna, Genova, Firenze, Milano, Roma, Torino, Trieste, Alessandria, Matera, Pesarno, Rimini, Viterbo, Acireale, Bertinoro di Romagno, Jesolo, Palazzolo Acredie, Sanremo.

Kujtojmë që Italia ka qenë më herët dy herë fituese e “Eurovision” në vitin 1964 dhe 1990.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF