Fakti që ka arritur kontrata të suksesshme në Itali, ia ka shtuar shumë vetëbesimin Eva Muratit. Mësohet se moderatorja do të jetë tashmë imazh i kafe Lavazzës. Horizonti i saj është hapur, dhe kjo e bën t`i shohë si vogëlsira rivalitetet e këtushme.
“Është një shprehje që mua më pëlqen shumë që thotë ‘Kill them ëith kindness’, Vriti me mirësi. Mua thjesht nuk më interesojnë. Unë di të them që do të keni gjithmonë mirë nga unë. Nuk ekzistojnë fare në mendjen time. Janë milingona. Unë përqëndrohem te gjërat e bukura. Nuk kam pse ta mbush shpirtin tin me urrejtje. Nuk i konsideroj fare”, u shpreh ajo kur u pyet mbi sulmet që i vijnë nga koleget. “Tashmë do të jem imazhi i një tjetër brandi shumë të rëndësishëm atje siç është Lavazza, kafja e famshme. Shumë shpejt do të iki atje, jo vetëm të zyrtarizoj kontratën, por do të bëj edhe një vizitë në fabrikën e Lavazzës dhe në muzeun e tyre, që mu duk shumë interesante dhe mezi po pres ta provojë si eksperiencë”, ka shtuar Eva.



















