17 vite lidhje, një fëmijë (vajzën Hera), dhe tanimë, Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha janë zyrtarisht të martuar!
Cifti i njohur zgjodhi ta kurorëzonte në këtë mënyrë dashurinë shumë vjecare, duke preferuar një ceremoni private mjaft elegante, ndonëse të thjeshtë. Ishte vetë Rezarta që e njoftoi përpara disa ditësh se kjo do të ndodhte. Ceremonia u zhvillua me familjarët dhe rrethin e ngushtë të miqve. Rezerta ka ndarë disa foto prej saj, ndonëse ende presim që të postojë edhe fotografitë ku të shihet ajo vetë me fustanin e bardhë.



















