KreuCelebrity

Zbardhet vendimi i pezullimit të kryegjyqtares së Elbasanit!

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zbardhur ditën e sotme vendimin e pezullimit nga detyra të kryegjyqtares në detyrë të Elbasanit, Enkelejda Kapedani.

Në vendim, KLGJ-ja i lë disa detyra Inspektorit të Lartë të Drejtësisë:

Së pari, ILD-ja duhet të caktojë një ekspert IT dhe të përcaktojë se kush i publikoi videot e Kapedanit në rrjetin “Tik Tok”.

Së dyti, ILD-ja duhet të verifikojë sa persona kanë pasur akses për t’i parë videot e gjyqtares, e cila shfaqej duke bërë sfilatë në ambientet e Gjykatës së Elbasanit, ose duke thyer rregullat e qarkullimit rrugor në timon.

Së treti, e cila është detyra më e çuditshme që KLGJ-ja i cakton ILD-së, është dokumentimi i tekstit të këngëve, që shoqërojnë në sfond imazhet e kryegjyqtares në videon e publikuara në rrjetin e saj të “Tik Tok”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF