KreuCelebrity

Ermira Babaliu rrëfen “hallin” që pati me Vera Grabockën dhe fustanin me rrip në qafë!

Kontrollet ishin të rrepta në kohën e komunizmit ndaj artistëve e vec të tjerash, edhe veshja kalohej “në sitë”. Këngëtarja e njohur, Ermira Babaliu rrëfei tek “Pushime on Top” një moment të tillë, të cilin nuk e kishte përmendur më parë.

“Në atë kohën, na i kontrollonin edhe fustanet, përveç këngëve. Dua të them më shumë dashuri, më shumë admirim që Vera Grabocka ishte për mua një nga të mirat, më stimulueset për të bukurën dhe për atë që i duhej skenës në atë kohë. Ajo më thotë: ‘Ermira e ke shumë të bukur këtë fustanin, por si t’ia bëjmë këtij rripit në qafë?’ Më thotë: Të lutem po të kesh mundësi, shko merr leje të drejtori. Dhe unë i them; Po si jo, shkoj dhe shkova. Shkoj te drejtori, Marash Hajati dhe i them: ‘Shoku drejtor, unë jam këtu për këtë arsye, dua të dal me këtë fustan, por më duket se nuk duhet të dal’. Më pyet, ‘po çfarë ka ky fustan?’ I them që ai fustani ka një rrip në qafë. ‘Po ai rripi pse duhet, çfarë është ai rrip’- më pyet. I them që menduam ta bëjmë këtë rripin se është imitim i një kostumi popullor të zonës së Mokrës. ‘Sa këngë këndon ti, pyet’? Një i them unë. ‘Në rregull’ përgjigjet, do këndosh dy. Kështu unë këndova vërtetë dy këngë unë”, thotë Ermira duke na rikthyer kështu dhe ne pas në kohë me kujtimet e saj.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF