KreuCelebrity

Kaq ishte? Irina bën një veprim që tregon se lidhja me Kanye mund të ketë marrë fund!

A mbaroi vallë pa nisur mirë romanca mes Irina Shayk dhe Kanye West? Revista  “Page Six” shkruan se modelja e ka refuzuar ftesën e reperit që të shkonte në Paris për një shfaqje mode me të.

“Ajo e pëlqen atë si një mik, por nuk dëshiron një marrëdhënie me të. Ajo nuk dëshiron lajme në shtyp se mes tyre ka një romancë, gjë që do të kishte ndodhur nëse do të shkonte në Paris me të. Do të kishte pasur edhe një muaj tjetër lajme që flisnin për lidhjen e tyre”, tha një burim pranë bukuroshes ruse. Më herët, njerëz të afërt me dyshen kishin rrëfyer për “TMZ”, se Kanye dhe Irina kanë qenë së bashku për muaj, duke takuar njëri-tjetrin që në mars. Mësohet se ata kanë filluar lidhjen që prej ceremonisë përkujtimore për DMX, kur u panë bashkë shumë të lumtur. Ndaj veprimi i fundit i Irinës duket mjaft u cuditshëm! Kanye sakaq i ka hequr nga lista e ndjekësve në Twitter të gjitha motrat Kardashian, përfshirë edhe ish-bashkëshorten e tij, Kim.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF