KreuCelebrity

Hailey Bieber thyen heshtjen, tregon të vërtetën e videos së Justin Bieber që u bë virale

Hailey Bieber ka thyer heshtjen, pasi partneri  i saj Justin Bieber u pa “duke bërtitur” në një video e cila u bë virale.

Modelja 24-vjeçare, aktualisht është në Venecia, ndërsa partneri i saj qëndron në shtëpi në Los Anxhelos, por gjeti kohën për të treguar për fundjavën e saj “mahnitëse” me të.

Hailey publikoi në Instagram një fotografi duke u puthur me Justin, dhe krah saj shkroi, “Duke kujtuar se sa mahnitëse ishte fundjava e kaluar. Kalova kohën më të bukur e rrethuar nga kaq shumë dashuri. Çdo rrëfim tjetër që noton përreth është më shumë se false. Mos u ndikoni nga zërat negativë.”

Ky reagim i Hailey vjen pasi u shfaq një video shqetësuese e bashkëshortit të saj Justin, i cili shihej teksa i “bërtiste” asaj pas një shfaqje të shtunën në mbrëmje, megjithatë fansat dhe shikuesit pretendonin se gjithçka nuk është siç duket.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF