Ylli i popit Britney Spears pas rrëfimit tronditës në gjykatë muajin e kaluar mbi kujdestarinë e të atit, ka siguruar një fitore të vogël në seancën e zhvilluar së fundmi.
Gjykatësja i dha leje këngëtares që ajo ta zgjidhte vetë avokatin gjatë seancës gjyqësore. Kujtojmë që Britney është përfaqësuar që në fillimet e kujdestarisë nga një avokat i caktuar nga gjykata, Sam Ingham. Në seancën dëgjimore, Britney i kërkoi gjyqtares Brenda Penny leje për të punësuar ish-prokurorin Matheë Rosengart si avokatin e saj privat.
Gjykatësja miratoi kërkesën e saj dhe konfirmoi dorëheqjen e Sam. Sipas “The New York Times”, Matheë është një avokat i profilit të lartë për disa yje të Hollyëoodit përfshirë Sean Penn dhe Steven Spielberg. Kujtojmë se gjatë dëshmisë së saj të 23 qershorit, Britney tha se do të donte të zgjidhte përfaqësimin e saj ndërsa përpiqej t’i jepte fund kujdestarisë së të atit. “Unë nuk kam pasur mundësinë që vetë ta zgjedh avokatin tim vetë. Dhe do të doja të isha në gjendje ta bëja atë,” tha ajo.



















