Elvana Gjata nuk di të ndalet, pasi solli albumin “Çelu” i cili u pëlqeu shumë nga publiku dhe këngët e tij u bënë menjëherë shumë të dashura për të gjithë, ajo erdhi me këngën “Loti”, një këngë që gjithashtu u kthye në hit. E teksa menduat që këngëtarja e mbylli me kaq për ketë sezon gabuat…
Elvana sapo ndau me gjithë ndjekëset e saj në Instagram një lajm shumë të bukur. Ylli i muzikës moderne shqiptare vjen me një bashkëpunim me këngëtaren me famë botërore Inna.
Ajo zbuloi se kënga e tyre, e cila do të lançohet së shpejti, do të titullohet “Papa”, dhe padyshim do të jetë suksesi i radhës i Elvanës…



















