Me vajzën në krahë, e i pushtuar nga emocionet, Turjan Hysko i uroi ardhjen në jetë vogëlushes së tij, Atara. Orinda dhe Turi janë bërë sot prindër për herë të parë dhe ishte vetë moderator që etregoi këtë përmes rrjeteve sociale. “Atara 15 korrik 2021”, shkruhej në postimin e tij që fillimisht tregoi krevatin e vajzës.
Por më pas Turi postoi dhe portretin e saj! Duket mezi po priste ta ndante me të gjithë ndjekësit gëzimin e madh që ndien në këto momente. “Atara lëre Tik Tok-un, vrap gjumë tani!”, ka shkruar ai. Edhe emri i vogëlushes qenka plot kuptim: në hebraisht, Atara do të thotë kurorë. E ku ka kurorëzim më të mrekullueshëm të një dashurie!



















