KreuCelebrity

Katastrofë nga përmbytjet në Gjermani, të paktën 33 viktima 

Shirat e dendur në Gjermani kanë shkaktuar një bilanc tragjik, duke shkaktuar të paktën 33 viktima dhe mbi 90 të zhdukur.

Situata më e rënduar është paraqitur në qytetet Rhineland-Palatinate dhe North Rhine-Ëestphalia, ku ndërtesat dhe makinat janë futur nën ujë. Në disa qytete lumenjtë kanë dalë nga shtrati duke përmbytur rrugët, ndërsa disa zona të tjera është ndërprerë edhe energjia elektrike, duke lënë pa drita mijëra banorë.

Shefi i shtetit Rhineland-Palatinate, Malu Dreyer, e përshkroi përmbytjen si një “katastrofë”. “Ka të vdekur, të zhdukur dhe shumë njerëz ende janë në rrezik,” tha ai. “Të gjitha shërbimet tona të urgjencës janë në veprim 24 orë dhe rrezikojnë jetën e tyre”.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF