KreuCelebrity

Enada At’Nikolla shkëlqen në Festivalin e Filmit në Kanë!

Festivali i Filmit në Kanë rrëmben padiskutim gjithmonë vëmendjen e të gjithëve, por këtë vit pas mungesës prej një vit e gjysmë për shkak të pandemisë, duket sikur Festivali në vetvete mbart më shumë vlera se çdo vit tjetër.

Yjet botërore që parakalojnë në tapetin e kuq të Festivalit të Kanës janë të shumtë, ndërkohë që mes tyre mbrëmjen e djeshme ka qenë edhe stilistja e mirënjohur shqiptare Enada At’Nikolla.

Me anë të disa videove në Instagramin e stilistes ne kuptuam që mbrëmjen e kësaj të enjte ajo ka qenë e ftuar speciale në Festivalin e Kanës. Enada me stilin e saj unik dhe të pakrahasueshëm shkëlqeu në tapetin e kuq, teksa kishte zgjedhur për veshjen e saj ngjyrën e zezë, dhe si një fanse e modës franceze pjesën e bizhuve ia kishte besuar Channel.

Kujtojmë që Festivali i Filmit në Kanë ka nisur më 6 korrik dhe pritet të kulmojë me natën finale këtë të shtunë.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF