
15 korrikun e vitit 2020-të, Olta Boka u bë nënë për herë të parë. Këngëtarja e ka treguar përgjatë gjithë kësaj kohe sesa e përkushtuar është ndaj vajzës së saj, Gaias, e cila sot mbushi një vjec. E ëma ia bëri këtë përvjetor të paharruar. Ajo i ka vendosur emrin e saj projektit të vet më të ri muzikor. Në një postim emocionues në rrjetet sociale ku shihet me të bijën në krahë, Olta përcolli të gjithë emocionet e përjetuara në këtë moment. “Per ty zemra me thur vargje dhe shpirti me end melodi. Por sot ne ditelindjen tende te pare s’kam fjale, ndaj te kushtova nje kenge e vogla mamit. Ta kesh perjete dhurate edhe kur te mos jesh me kaq e vogel. Edhe kur te kesh te voglen tende ne krahe. Edhe kur une te te shoh e buzeqeshur nga lart. Te dua Gaia! Mama jote”, ka shkruar ajo.



















