KreuCelebrity

Kë të besosh tani?? OBSH paralajmëron: Kujdes, mos i përzieni vaksinat!

Kryeshkencëtarja e OBSH-së paralajmëroi kundër përzierjes së vaksinave kundër Covid nga prodhues të ndryshëm. Ajo tha se vendime të tilla duhet t`i lihen në dorë vetëm autoriteteve publike të shëndetësisë. Dr. Soumya Swaminathan tha se agjensia globale e shëndetit është përballur me një sërë shqetësimesh nga njerëz që kishin marrë dozën e parë të një vaksine dhe po planifikonin vete të dytën nga një firmë tjetër. Mjekja e quajti këtë një “trend paksa të rrezikshëm”.

Autoritetet kanadeze megjithatë, së bashku me mjekët vendas e kanë mbrojtur vendimin e tyre për miksimin e vaksinave, dhe vetë ministrja e Prokurimeve, Anita Anand dozën e parë e mori nga Pfizer, dhe të dytën nga Moderna.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF