
Reagimet ndaj deklaratës së gazetares Ilva Tare se do të linte Shqipërinë e do të largohet drejt SHBA-së, vazhdojnë ende, edhe pse pohimet e saj, Ilva ka kohë që i ka bërë. Këtë radhë, ishte vetë ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, e cila zgjodhi të bënte dicka special për gazetaren. Kim kujtoi sesi intervistën e saj të parë e ka dhënë pikërisht në emisionin e Ilvës, të cilën e lavdëroi për profesionalizmin dhe inteligjencën. Pamjet nga festa e lamtumirës së organizuar prej saj i publikoi Alketa Vejsiu, e fuar në event si personazh i njohur i medias. “Po kjo s’eshte Lamtumire ne nje bote ku jemi gjithmone e me te lidhur pavarsisht distances dhe kordinatave gjeografike; eshte nje “mirutakofshim” ne Washington apo serish ne Shqiperi. Jam e bindur qe si profesioniste alfa dhe qytetare e botes, do ta gjesh vendin qe meriton edhe ne Amerike! Je speciale”, ka shkruar Alketa.



















