Babai i Amy Winehouse, befasoi me pohimet e fundit kur tha se pas vdekjes së të bijës, shpirti i saj e kishte vizituar. Sipas Mitch, ajo është ulur një herë pranë tij në shtrat ndërsa tha se praninë, vazhdon t`ia ndiejë ende rrotull. Këtë gjë, ia kanë konfirmuar më vonë edhe persona me fuqi telepatike.
“3 vite më parë, po qëndroja në apartamentin e Amy-t dhe ndjeva se diçka po hynte nga dritarja dhe hyri pas shpinës sime. Mu duk sikur dikush më vendosi një furçë dhëmbësh elektrike në kurriz. Ndjenja ishte shumë dramatike, por ishte një ndjenjë shumë e dashur. Pashë orën dhe ishte 5.02 e mëngjesit. Më zuri paniku se po pësoja një krizë ose atak kardiak, por pastaj u qetësova. Më vonë vizitova një grua dhe ajo më tha ‘Amy erdhi për të të parë. Ishte ora 5.02 e mëngjesit.’ I shpjegova asaj se çfarë ndjeva dhe ajo më tha ‘Ajo ka qenë energjia e Amy-t’. Unë e ndjej atë gjatë gjithë kohës dhe e di se dhe Janis e ndjen. Djali im më ka thënë se e ka parë në një dritë të zbehtë blu. Të gjithë ne e ndjejmë prezencën e saj”, është shprehur ai. Amy Winehouse u shua në moshën vetëm 27 vjecare, sic thuhet nga helmimi prej alkoolit.



















