Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë ndërmarrë një hap tjetër të madh në lidhjen e tyre, teksa kanë shkuar për të kërkuar për shtëpi këtë të enjte.
Dyshja u pa duke vizituar disa shtëpi rreth Los Angeles, duke përfshirë një shtëpi supër luksoze prej 65 milionë dollarësh që është pjesë e rreshtit të miliarderëve të qytetit.
Çifti e kishte ndërruar foristradën që Ben po ngjiste një ditë më parë me një mercedes të zi. Në fotografitë e paparacëve ata shihen të lumtur dhe shumë të afërt dhe të dashuruar me njëri-tjetrin.