Pas 9 muajsh e mbyllur, Kulla Eiffel në Paris rihap sot dyert për të mirëpritur turistët nga mbarë bota. Mbyllja e shkaktuar nga pandemia ka qenë mbyllja më e gjatë që nga Lufta e Dytë Botërore. Limiti i vizitave në ditë do të jetë 13 000 vetë, numër i cili është sa rreth gjysma e nivelit normal.
Ndërkohë nga 21 korriku, të gjithë vizitorët nga 18 vjeç e lart do të duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose testin negativ të Covid-19.