
Mes zhvillimeve dramatike në Gjermaninë e përballur me përmbytje masive e dhjetëra viktima për shkak të motit të keq, mbërrin një lajm i mirë për një baba shqiptar, i cili fatmirësisht arriti të përqafonte përsëri dy vajzat e tij të zhdukura.
Lajmin e përcjell prestigjozja gjermane Bild, e cila thotë se makthi i 46 vjecarit Shefik Hyseni mori fund në momentin që ekipet e shpëtimit e njoftuan se Altuna 17 vjece dhe Laureta 13, ishin mirë. “Të mërkurën në mbrëmje vajzat e mia më telefonuan dhe më thanë se uji kishte hyrë tashmë në katin e pare. Hera e fundit që fola me to ishte rreth orës 21:00. Pastaj lidhja u ndërpre”, tha Hyseni, i cili priti gjithë natën i dëshpëruar nga një urë ku mund të shihte shtëpinë e tij. Fatmirësisht, vajzat u arrit të nxirreshin me helikopter nga godina e përmbytur.“Ne vetëm kemi qarë në krahët e njëri –tjetrit. Tani duhet vetëm të shohim se çfarë ka mbetur nga shtëpia jonë”, tha 46 vjecari.